La Liga

Barcelona, mesazh Dembelesë: Nëse kërkon të rinovosh, prano ofertën tonë!

Drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë marrë sinjalin se Ousmane Dembele dëshiron të rinovojë kontratën. Në biseda të ndryshme me shokët e skuadrës, 24-vjeçari është shprehur se vullneti i tij është të qëndrojë, pavarësisht faktit se kontrata i përfundon më 30 qershor.  Mesazhi i klubit për lojtarin është i qartë: “Nëse dëshiron të vazhdosh, duhet ta bësh ti kërkesën, sepse menaxheri juaj nuk flet në të njëjtën linjë.”

Me fjalë të tjera, Dembélé është udhëzuar që mesazhi që ai ka transmetuar prej muajsh, pra që dëshiron të rinovojë, t’u jepet drejtpërdrejt drejtuesve dhe jo me lojëra fjalësh nga përfaqësuesi i tij ligjor. Francezi duhet të pranojë ofertën e klubit dhe jo të këmbëngulë në kërkesën e Moussa Sissoko.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency