La Liga

Barcelona-Messi, një kontratë që zgjat përjetë

Barcelona po planifikon një kontratë të përjetshme me Lionel Messin, edhe pse vetëm qershorin e kaluar është nënshkruar marrëveshja e re, që e mban të lidhur “Pleshtin” me “blaugranat” deri në vitin 2021. Kupola drejtuese e Barcës po punon shumë rreth kësaj teme, me dëshirën për të përsëritur formulën e kontratës me Andres Iniestën, që më 6 tetor firmosi përjetë me katalanasit. Si në rastin e kapitenit, në “Camp Nou” besojnë plotësisht te Lionel Messi, i cili mund të vendosë kur ta shohë të arsyeshme për ta mbyllur karrierën me Barcelonën. Në një marrëdhënie të tillë të krijuar që kur ishte 13 vjec, largimi nga Barcelona (kur t’i japë fund me futbollin e luajtur) nuk mund të jetë për arsye financiare.

Messi e ka nisur frikshëm këtë sezon futbollistik, këtë e tregojnë shifrat e tij. Ndoshta nuk është rastësi që rikthimi në formën më të mirë përket me largimin e Neymar drejt PSG. Ditët e sotme, asnjë sulmues nuk mund të mbahet pa dëshirën e tij, sepse, në tregun e futbollistëve po paguhen shifra të cmendura, por nëse Neymar nuk u identifikua dot me ngjyrat “blaugrana”, asnjë klub nuk ia ka dalë ta tundojë Messin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency