La Liga

Barcelona mposht Realin në merkato, katalanasit firmosin me talentin spanjoll

Barcelona e këtyre dy viteve të fundit i ka dhuruar një hapësirë të madhe lojtarëve të rinj, të detyruar edhe nga problemet ekonomike të cilat kanë penalizuar klubin në objektivat e merkatos. Talentet premtues në skuadrën e trajnerit Xavi Hernandez nuk mungojnë, mjafton të përmendim emri si Pedri, Gavi, Nico apo edhe Ansu Fati.

Por, drejtuesit po punojnë për të shtuar edhe më shumë në radhët e tyre lojtarë të së ardhmes dhe së fundmi kanë zyrtarizuar marrëveshjen me një talent të datëlindjes 2003. Fjala është për Pablo Torre, i cili aktivizohet me Racing Santader dhe i ka kushtuar arkave të klubit 5 milionë euro.

Mesfushori me tipare sulmuese do të qëndrojë deri në fundin e këtij sezoni te klubi aktual, Racing Santander, për të kaluar më pas fillimisht te Barcelona B për t’u ambientuar. Futbollisti ka rënë dakord të firmosë një kontratë që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2026 teksa katalanasit besojnë shumë te cilësitë e Torre.

Klauzola e tij në rast se largohet para përfundimit të kontratës do të jetë 100 milionë euro, ndërsa në këtë lëvizje të merkatos vlen të theksohet se blaugranët mposhtën konkurrencën e Real Madrid të cilët gjithashtu kishin “nuhatur” talentin e djaloshit spanjoll.

Torre është një lojtar që grumbullohet rregullisht me kombëtaren e Spanjës U19, ndërsa te Barcelona do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe më shumë aftësitë e tij për t’u shndërruar më pas në një figurë të rëndësishme në Camp Nou.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency