Futboll

Barcelona-Napoli, histori dhe magji në “Camp Nou”

Barcelona-Napoli në “Campo Nou”, sfida pa dyshim me pritshmëritë më të mëdha në fazën e parë me eliminim direkt në Europa Leage. Përballë njëra-tjetrës dy skuadra të denja për të luftuar në Champions, por që rrethanat, këtë herë, i kanë vena përballë njëra-tjetrës në garën e dytë më të rëndësishme europiane për klube.

Me largimin e Messit, “blaugranat” nisën një cikël të ri, duke marrë në stol një ikonë si Xavi, që po përpiqet ta ringejë skuadrën duke u fokusuar në një grup me plot të rinj premtues (Gavi, Pedri, Ferran Torres, Abde, Dest, Mingueza, Puig, Jutglà dhe Ansu Fati), të thirrur për t’u pjekur nën hijen e gardës së vjetër (ter Stegen, Pique, Busquets, Dani Alves dhe Jordi Alba).

Për t’i dhënë dorën trajnerit, në janar klubi i vuri në dispozicion trajnerit sulmuesit Aubameyang dhe Adama Traoré, të ardhur në huazim nga Arsenali dhe Wolverhamptoni. Në fakt, Europa Leagua është i vetmi trofe i madh që i mungon vitrinës së katalanasve.

Napoli, i cili ka ende në mendje kujtimin e hidhur të përballjes së dyfishtë të humbur në raundin e dytë të Champions-it të luajtur dy vjet më parë në mes të pandemisë, ndoshta ka një mundësi unike për të eliminuar Barcelonën. Gjëja e rëndësishme, siç i pëlqen të theksojë shpesh Spalletti, do të jetë t’i kushtohet vëmendje detajeve, vendimtare në një sfidë kaq të ekuilibruar.

Barcellona – Napoli do të nisë në orën 18:45 dhe do të transmetohet nga SuperSport. Gjithashtu në “shtëpinë” e të gjithë shqiptarëve do të transmetohen në të njëjtën ore edhe Dortmund – Ranggers, Sheriff Tiraspol – Braga dhe nga Conference League PSV Eindhoven – Maccabi Tel Aviv.

Transmetimet e Europa League-s dhe Conference League-s vijojnë në orën 21:00 me të tjera ndeshje interesante. Atalanta e Gjimshitit do të presë në Bergamo Olympiacosin e Pireut, ndërsa Lazio e Strakoshës e Hysajt do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në sfidën e parë në transfertën e Portos. Sevilla – Dinamo Zagreb është një tjetër duel interesant për t’u ndjekur, ndërsa nga Confernce League në 21:00 do të transmetohet Leicester – Renders.

 

Europa League

Barcelona – Napoli (18:45)

Dortmund – Rangers

Sheriff Tiraspol – Braga

Zenit – Betis

Atalanta – Olympiacos Piraeus (21:00)

FC Porto – Lazio

RB Leipzig – Real Sociedad

Sevilla – D. Zagreb

 

Conference League

Fenerbahce – Slavia Prague (18:45)

Midtjylland – PAOK

PSV – Maccabi Tel Aviv

Rapid Vienna – Vitesse

Celtic – Bodo/Glimt (21:00)

Leicester – Randers FC

Marseille – Qarabag

Sparta Prague – Partizan Beograd

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency