Barcelona ngulmon për de Ligt, por për një çmim më të ulët
Pas një operacioni fantastik të mbyllur me sukses, duke sjellë në “Camp Nou” Frenkie de Jong nga Ajaxi, tashmë Presidenti Jose Maria Bartomeu do të drejtojë të tijtë në një tejtër tratativë për të shtuar në radhët e katalanëve një tjetër holandez, mbrojtësin Mtthijs de Ligt. 19-vejçari i Ajaxit ka treguar një formë mbresëlënëse me performcanat e tij jo vetëm në klub, por edhe me fanellën e kombëtares përgjatë 2018-ës dhe këtë fillim viti.
Gjigantët e La Ligas e kanë holandezin një prej prioriteteve të merkatos verore, edhe pse nuk do të ishin të gatshëm të bënin çmenduri në termat financiarë, ndikuar edhe nga blerja e shtrenjtë prej 86 milionë eurosh të de Jong gjatë muajit janar. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk është se kanë resurse të pashterueshme, shto këtu dhe faktin se dëshirojnë njëherazi edhe kontraktimin e Luka Jovic nga Eintraht Frankfurt.
Është më rëndësi gjithashtu të përmendim faktin se Barcelona ka një organikë të pasur në mbrojtje, ndaj transferimi i de Ligt nuk është një rast “për jetë a vdekje”. Në këtë kuadër, drejtuesit e “blaugranave” do të vlerësojnë nëse blerja e tij vjen më një çmim të arsyeshëm dhe, nëse përgjigjja do të jetë pozitive, ata nuk do të ngurrojnë të bëjnë gjithçka për të sjellë në “Camp Nou” talentin holandez.
Ende nuk ka pasur një ofertë konkrete nga ana e klubit katalan për de Ligt, edhe pse në bisedat paraprake mes dy klubeve të mëdha europaine është lakuar shifra e 70 milionë eurove. Nëse Barcelona do t’ia dalë të nënshkruajë me de Ligt, atëherë një prej emrave të mbrotjtjes së Barcelonës do të largohet.



