La Liga

Barcelona nuk e lëshon xhevahirin e skuadrës, rinovim dhe klauzolë të frikshme

Në këtë sezon, Barcelona do të dalë “duarbosh” sa i përket trofeve me skuadrën që është duke kaluar një periudhë tranzicioni për të nisur më pas një cikël të ri nën udhëheqjen e trajnerit Xavi Hernandez. Themelet e së ardhmes duken të fortë teksa në organikë më shumë se të tjerët shkëlqejnë dy talente të pastër si Pedri dhe Gavi që kujtojnë kohët e arta kur në mesfushën e katalanasve luanin Iniesta me Xavin.

Së fundmi, drejtuesit kanë nisur negociatat për të rinovuar kontratën me Gavi dhe pas një takimi mes palëve, duket se marrëveshja është gjithnjë e më pranë. Agjenti i 17-vjeçarit Ivan de la Pena është shprehur i lumtur nga vlerësimi që Barcelona ka për të përfaqësuarin e tij dhe pritet që në takimin e radhës palët të hedhin edhe firmën në kontratë.

Nga kontrata e re, Gavi do të përfitojë një rritje të konsiderueshme të pagës sezonale ndërsa në mënyrë që asnjë klub të mos e çojë në mendje të interesohet për Gavin, Barcelona i ka vendosur mesfushorit një klauzolë të frikshme prej 1 bilionë euro.

Në këtë sezon, Gavi ka regjistruar 30 paraqitje me fanellën e Barcelonës ndërsa në dy raste ka gjetur rrugën e rrjetës pa lënë mënjanë edhe pesë asistet për shokët e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency