Merkato

Barcelona nuk heq dorë nga mesfushori i Milanit, riaktivizon bisedimet

Barcelona riaktivizon bisedimet me Franck Kessié, kontrata e të cilit me Milanin përfundon në qershor. Sipas gazetës “Sport”, mesfushori nga Bregu i Filidishtë e ka ndarë mendjen për të mos e vijuar karrierën me kuqezinjtë. Ai nuk pranoi 5 milionë euro neto në sezon të ofruara nga klubi kuqezi dhe në Itali tashmë janë të sigurt për humbjen e tij Pas flirtimit me Tottenhamin, Arsenalin dhe Evertonin, Kessié joshet më shumë nga ngjyrat e Barcelonës. Tani ai pret një ofertë ekonomike që u ofrohet pretendimeve të tij.

Barcelona e mirëpret afrimin e mundshëm të Kessié-t me kosto zero për shkak të mungesës së një mesfushori “me muskuj” në organikën e saj, kuptohet edhe nga mosha e re e futbollistit (25 vjeç).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency