La Liga

Barcelona, orë vendimtare për blerjen e pasuesit të Dembelesë

Sekretariati teknik i Barcelonës ka përzgjedhur Martin Braithwaite (28 vjeç), sulmuesin e Leganés, për të forcuar ekipin në mënyrë që të lehtësojë mungesën e gjatë të Ousmane Dembelesë, pasi mori miratimin e Komisionit Mjekësor të La Liga-as. Danezi i Leganés është një futbollist i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë që kur mbërriti në huazim gjatë merkatos së janarit të vitit 2019 nga Middlesbrough.

RAC 1 raportoi se Ali Dursun, përfaqësuesi i Braithwaite, ishte tashmë në Barcelona që dje për të biseduar për kushtet e marrëveshjes. Braithwaite ka një klauzolë largimi prej 18 milionë eurosh në kontratën e nënshkruar me Legabes, skuadër që renditet në vendin e parafundit në tabelë, pra në garë qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Objektivi i Barcelonës është që të jetë në gjendje ta mbyllë sa më shpejt operacionin për ta patur në dispozicion Braithwaite këtë fundjavë, në ndeshjen e së shtunës, kundër Eibarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency