La Liga

Barcelona prezanton Ferran Torresin: Është koha për të shijuar futbollin

Ferran Torres u prezantua si futbollist i ri i Barcelonës një ditë pas suksesit 0-1 të “blaugranave” në fushën e Mallorcas. Futbollisti pozoi fillimisht në “Camp Nou” dhe më pas dha një konferencë për shtyp, ku fillimisht deklaroi:

“Këto janë ditë shumë të veçanta për mua dhe familjen time. I jam shumë mirënjohës bordit të drejtorëve të Barçës. Tani është koha për të shijuar futbollin, po pres me padurim të luaj “Camp Nou”. Ndihem mirë, faza e riaftësimit po shkon sipas planeve (u lëndua në tetor në finalen e Ligës së Kombeve).

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Barcelona tani duhet të nxitojë për ta regjistruar lojtarin në Ligë.

“Realiteti është se kur ne nënshkruam me Torresin e dinim se nuk kishte kufi rroge, tani duhet të gjejmë mundësinë për ta bërë federimin e tij para së dielës,” – shpjegoi Mateu Alemany, drejtori i futbollit në klubin “blaugrana”.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency