Merkato

Barcelona “refuzon” Dybalan, për Xavin i mbivlerësuar!

Nga Spanja “ngelin në klasë” Paulo Dybala-n. Pas dështimit të negociatave të rinovimit me Juventusin, për sulmuesin argjentinas vjen një refuzim nga Barcelona. Sic bën të ditur El Nacional, ai që ka vënë veton për Joya-n, ka qenë qëndrimi i prerë i Xavi-t. Trajneri blaugrana sipas të përditshmes katalanase e konsideron Dybalan një lojtar të mbivlerësuar dhe që nuk funksionon për projektin e tij taktik.

Një qëndrim ky që pavarësisht marrëdhënieve shumë të mira të lojtarit me presidentin Laporta, në fakt i mbyllin përfundimisht dyert e Barcelonës Dybala-s, të cilit në Spanjë në këtë pikë i mbetet të shpresojë vetëm te Atletiko e Madridit.

Kjo pasi edhe Reali i Madridit, nuk ka shfaqur asnjë interes për sulmuesin, duke qëndruar indiferent ndaj deklaratave të agjentit të futbollistit.  Mbetet për tu gjetur një sistemim në Angli, ose në Itali. Në Serinë A, për Dybalan mbetet gjithmonë hipoteza Inter, por të gjitha diskutimet me zikaltrit janë shtyrë për në fund të sezonit, dhe mbeten në varësi të shitjeve që do të bëjë Marota.

Për sa i përket Premier League, klubet më të interesuara për argjentinasin janë Chelsea, Arsenal dhe Tottenham,por edhe këtu nuk bëhet fjalë për tratativa të vërteta. E ardhmja e Dybalas mbetet e gjitha për tu vendosur.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency