Merkato

Barcelona refuzon talentin e Schalkes

I shumë kërkuar nga skuadrat më të mëdha të Europës, Max Meyer refuzohet nga Barcelona. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit katalanas i kanë thënë “jo” mundësisë për të firmosur me talentin, i cili në fund të sezonit do të largohet me vlerë zero nga Schalke 04.

Skuadra e drejtuar nga Valverde sapo ka siguruar shërbimet e mesfushorit Arthur nga Gremio dhe nuk ka ndërmend të marrë një tjetër futbollist për mesfushën. Gjithsesi kërkesat për 22-vjeçarin nuk mungojnë dhe duke qenë se largohet me parametra zero, emri i tij bëhet edhe më interesant për merkaton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency