La Liga

Barcelona shet emrin e stadiumit, vijnë miliona euro në arkat e klubit

“Spotify Camp Now” do të quhet stadiumi i Barcelonës. Mediat spanjolle kanë raportuar se është arritur marrëveshja mes klubit katalanas dhe kompanisë Spotify.

Nga marrëveshja me sponsorin pritet që Barcelona të sigurojë 280 milionë € duke bërë që klubi të kalojë krizën financiare e në verë të ketë mundësinë që të kryejë transferimet e dëshiruara. Që në momentin që ka hapur dyert, “Camp Nou” nuk e kishte ndryshuar asnjëherë emrin, teksa bëhet fjalë për stadiumin me kapacitetin më të madh në Evropë.

Në një situatë të tillë i lumtur duhet të jetë trajneri Xavi, i cili tashmë ka luksin që të shprehë dëshirat e tij pa qenë i kushtëzuar për financat.

Dëshira e parë e blaugranave është Erling Haaland. Sulmuesi i Borussia Dortmund është lojtari më i lakmuar në Evropë e në verë pritet që të largohet nga “Signal Iduna Park” e tashmë nuk është më e pamundur që ai të transferohet tek Barça.

Marrëveshja me Spotify ishte dhe shkaku që CEO i Barcelonës Ferran Reverter ka dhënë dorëheqjen, për shkak se e konsideron ekspozimin e logos në pjesën e parme të fanellës dhe të drejtën e emrit të stadiumit, më të kushtueshme sesa çmimi i ofruar nga sponsori aktual. Megjithatë kjo lëvizje do i jepte frymëmarrje klubit katalanas, që po kalon një nga momentet më të vështira në historinë e klubit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency