Featured

Barcelona synon një mbrojtje të re krejt falas, ja objektivat

Drejtuesit e Barcelonës po punojnë me kapacitet të plotë tashmë në prag të merkatos së verës. Reparti ku janë përqendruar forcat është mbrojtja, sidomos nga krahët. Në çdo rast, ajo që është e qartë është se Barça po punon për të forcuar linjën e saj mbrojtëse. Mateu Alemany, drejtori i futbollit, dhe Jordi Cruyff po krehin tregun për të gjetur emrat e duhur, sigurisht duke shpenzuar sa më pak. Në fakt, tre nga katër objektivat mund të mbërrijnë në “Camp Nou” me parametër zero.

Mazraoui i Ajaxit: Në krahun e djathtë është një lojtar që pëlqehet shumë nga Barcelona, për të cilin tashmë janë bërë lëvizjet e para. Noussair Mazraoui (24 vjeç), anësor i Ajaxit, është në “pole position” për trajnerët e Barçës. Sepse kontrata e tij po përfundon, sepse është i ri, sepse tashmë ka përvojë në kompeticionet më të mira dhe sepse karakteristikat e duhura tekniko-taktike.

Tashmë ka pasur kontakte me agjentin e tij, Mino Raiola, dhe në klub ka optimizëm. Duhet të përforcohet krahu i djathtë, pasi Alves është 38 vjeç dhe kontrata i përfundon në qershor dhe Sergi Roberto e ka të vështirë të vazhdojë.

Qendërmbrojtësit e Chelsea-t: Ka nevoja edhe në qendër të mbrojtjes. Gerard Pique është 35 vjeç dhe megjithëse ka kontratë deri në vitin 2024, mosha e tij sugjeron që duhet kërkuar për një zëvendësues cilësor. Clement Lenglet llogaritet pak dhe pritet të shitet në verë, ndërsa Umtiti rinovoi deri në vitin 2026 për të ndihmuar klubin në nivelin të pagave, por me një klauzolë dypalëshe largimi që Barça mendon seriozisht ta ekzekutojë. Në këtë situatë, Barça synon dy qendërmbrojtësit e Chelsea-t. César Azpilicueta (32), kontrata e të cilit përfundon në qershor, mund të rinovohet në mënyrë të njëanshme nga klubi i tij edhe për një vit, por Barça pothuajse e ka bindur lojtarin që të kërkojë të largohet falas. Ndërkohë, edhe Andreas Christensen (25 vjeç) pëlqehet shumë për cilësinë e tij dhe për shkak se i përfundon kontrata. Barça gjithashtu ka lëvizur për të dhe konkurron për nënshkrimin e tij me Bayernin. Danezi preferon të luajë në “Camp Nou”, nëse largohet nga “Stamford Bridge”. Te Barça ata janë shumë optimistë për nënshkrimin e tij.

Gayá, për krahun e majtë: Ndërkohë në të majtë ka boshllëk, pasi Jordi Alba nuk ka asnjë zëvendësues.  Në këtë kuptim, objektivi kryesor i Barçës është José Luis Gayá (26 vjeç). Kontrata nuk përfundon këtë verë, por në vitin 2023. Mateo Alemany e njeh mirë nga Valencia. Klubi i tij e di që ose ai e shet atë këtë verë për 10-12 milionë, ose mund ta shohë atë të largohet falas në vitin 2023.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency