La Liga

Barcelona zbulon në La Liga pasuesin e Busquets, klauzola pengesë për katalanasit

Sergio Busquets është duke luajtur sezonin e tij të fundit me Barcelonën teksa mesfushori që tashmë e ka gdhendur me të arta emrin e tij në historinë e katalanasve, pritet të përjetojë një aventurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë formë, trajneri Xavi Hernandes, stafi teknik dhe drejtuesit kanë nisur punën për të zëvendësuar atë që për gjithë këto vite ka qenë “busulla” e ekipit. I preferuari i blaugranave është Martin Zubimendi që aktivizohet me Real Sociedad dhe që aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2025.

Klauzola aktuale e 23-vjeçarit është 60 milionë euro, por klubi bask duke njohur interesin e Barcelonës po përpiqet të rinovojë kontratën e mesfushorit deri në vitin 2027 dhe t’i vendosë një klauzolë prej 90 milionë euro. Ndërkaq, edhe vetë Zubimendi ka komentuar rreth një transferimi të mundshëm te Barcelona duke theksuar se mbetet i fokusuar te Real Sociedad.

“Unë shpresoj të rinovoj me Sociedadin, këtu në skuadër kemi shumë harmoni. Dua të fokusohem tek ndeshjet e radhës në kampionat. Për momentin nuk mund të mendoj për Barcelonën, duhet të qëndroj i fokusuar pasi në kampionat nap ret një punë e madhe për të arritur tek objektivi ynë”, tha Zubimendi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency