Kategoria Superiore

Bardhi dhe Marku analizojnë derbin dhe jo vetëm!

Pas derbit Dinamo-Partizani në Kupë që u mbyll në barazim 1-1, folën për mikrofonin e Supersport, Patrik Bardhi dhe Albion dy lojtarë të rinj në moshë që bënë një figurë të mirë në derbi dhe kanë zhvilluar paraqitje pozitive me Dinamon dhe Partizanin në këtë sezon.

Patrik Bardhi

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ishim pak të lodhur pasi vinim nga ndeshja me Tiranën para tre ditësh, gjithsesi jam i kënaqur me atë cfarë dha ekipi në fushë. Ky vit ka nisur më mirë për mua pasi trajneri më ka dhënë besim dhe shpresoj t’ia shpërblej”.

Albion Marku

“Sot vrapuam shumë sidomos në pjesën e dytë por nuk kishim fat. Rëndësi ka që të krijojmë raste, dhe nëse do mundemi t’i shënojmë do të jetë shumë mirë. E rëndësishme është që krijojmë volum loje”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency