Kategoria Superiore

Bardulla mbetet te Vllaznia, vjen dhe një moldav

Afrimi i Ndriçim Shtubinës te Vllaznia është pasuar me lëvizje të tjera në hyrje në kampin kuqeblu. Në orët e vona të së hënës klubi shkodran ka bërë të ditur se skuadrës do t’i bashkohen edhe dy elementë të tjerë. Bëhet fjalë për Florind Bardullën, për të cilin fillimisht u mendua se do të largohej, dhe për mesfushorin  nga Moldavia, Maxim Cojacaru, i ditëlindjes 29 tetor 1999.

Ai është një lojtar që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Codru Lozova në ligën e parë të këtij vendi, ndërsa nga fillimi i kësaj jave i është bashkuar Vllaznisë. Shtubina, Bardulla dhe Cojacaru, nga kjo e martë do të jenë nën urdhrat e trajnerit Mirsat Jonuz në fazën përgatitore që po zhvillohet në Ohër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency