La Liga

Bare mbetet pa trajner, Espanyoli synon të afrojë ish-in e Getafes

Arritja e objektivave jo gjithmonë mjafton për të ruajtur vendin e punës në futboll dhe ky është rasti i Vicente Morenos, trajnerit të Espanyolit, që u shkarkua mbrëmjen e djeshme.

Klubi katalan njofto se tekniku nuk do të jetë në pankinë për sfidën e të shtunës ndaj Valencias, pasi palët kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe shkak duket se janë bërë rezultatet e javëve të fundit.

Objektivi i Morenos me skuadrën ku luan mesfushori kuqezi, Keidi Bare, ishte mbijetesa, të cilën e siguroi disa javë para fundit, por atmosfera në dhomat e zhveshjes dhe një debat me Raul De Tomas, duket se i kanë kushtuar shtrenjtë trajnerit.

Tani drejtuesit e Espanyol kanë nisur kërkimet për një tjetër trajner, teksa në krye të listës së preferencave është Diego Martine, i cili më herët ka drejtuar Granadën dhe Osasunën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency