Barkley, mes Chelsea-it dhe Tottenham-it
E ardhmja e Ross Barkley po projektohet larg Evertonit. 24-vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga skuadra gjatë merkatos së janarit. Mesfushori i kombëtares angleze kërkohet me insistim nga Tottenham e Chelsea që do të bëjnë maksimumin për ta patur në organikën e tyre për pjesen e mbetur të kampionatit. Sipas mediave angleze, për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të futbollistit, por sipas rregullave, parashikohet që lëvizjet të bëhen në janar ku të dy klubet do të synojnë të rrëmbejnë lojtarin.



