Serie A

Barzagli nuk ndalet, edhe një sezon bardhezi

Është 36 vjeç dhe titullar i padiskutueshëm te Juventusi, por nuk ka ndërmend të ndalet. Andrea Barzagli, një nga shtyllat e mbrojtjes së Allegrit do të qëndrojë edhe për një sezon me bardhezinjtë, duke konfirmuar vazhdimin e aventurës në ekipin ku u shndërrua një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A.

Barzagli arriti akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2019 me kampionët e Italisë dhe firma pritet të jetë vetëm formalitet. Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Barzagli njoftoi edhe tërheqjen nga skuadra kombëtare, bashkë me kapitenin Buffon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency