Bundesliga

Bas Dost debuton me gol, fitojnë Frankfurti dhe Werderi

2 fitore vendase në dy sfidat që mbyllën javën e 3-të të Bundesligës. Werder Bremen gjeti suksesin e parë në kampionat pasi mposhti me rezultatin 3-2 Augsburgun për meritë edhe të japonezit Osako që realizoi dy gola. Një fitore me përmbysje arriti Eintracht Frankfurt që kaloi 2-1 në shtëpi Fortuna Dusseldorf. Debutoi me gol Bas Dost me skuadrën e Adi Hutter teksa i hedhur në fushë në pjesën e dytë i mjaftuan 11 minuta për të gjetur rrjetën e tij të parë pas rikthimit në Bundesliga dhe për t’i hapur rrugën fitores së Frankfurtit që erdhi vetëm pas golit të sulmuesit portugez Paciencia në minutën e 86-të. Me këtë fitore Frankfurti u ngjit në kuotën e 6 pikëve ndërsa Dusseldorf ka vetëm 3 të tilla.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency