Basa: Duam t’u tregojmë të gjithëve që jemi ekip i fortë, e kam pasur të lehtë përshtatjen
Edi Basa ishte njeriu i ndeshjes në Kukësi-Tirana. Me një gol dhe një asist, kroati udhëhoqi verlindorët drejt suksesit. Në mikrofonin e Supersport ai theksoi se Kukësi do të luftojë deri në fund në garën për titull.
“ Ne morëm një rezultat të mirë sot dhe jam shumë i lumtur për këtë. Dua t’u tregojmë të gjithëve në Shqipëri se jemi një ekip i mirë që luftojmë për vendet e para të renditjes”.
“ Luaj në një kampionat cilësor, dhe kjo më ka bërë të përshtatem më shpejt. Të gjithë lojtarët më kanë pritur sikur të jem një veteran dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë të përshtatem sa më shpejtë, dua t’i falenderoj të gjithë”.
“Sigurisht që Tirana po ashtu edhe Kukësi janë dy ekipe shumë të mira, por ne jemi këtu për t’i marrë ndeshjet një e nga një dhe të shikojmë se kush do të triumfojë në fund”.



