Europa League

Baseli bën detyrën ndaj E. Frankfurtit, Wolves nxjerr jashtë Olympiacosin

Baseli dhe Wolves sigurojnë dy biletat e fundit të fazës çerekfinale të Europa League-s, ku do të përballen respekivisht me Shakthar Donetsk dhe Sevillan.

Në fakt, skuadra zvicërane thuajse e kishte siguruar kualifikimin që në takimin e parë me Eintracht Frankfurtin, të cilin e kishte mposhtur 3-0 në transfertë, kështu që në takimin e kthimit të zhvilluar në “St. Jakob-Park” u mjaftua me një sukses minimal, falë golit të shënuar nga Frei në minutën e 88-të.

Shumë më emocionuese ishte sfida e zhvilluar në “Molineux Stadium” të Wolverhamptonit mes Wolves dhe Olympiacosit, ku një gol i shpejtë i realizuar me 11-metërsh nga Jimenez rezultoi vendimtar në kualifikimin e “ujqërve”, të cilët kishin barazuar 1-1 në sfidën e parë të zhvilluar në fushën e skuadrës greke.

Në fakt, takimi mbeti i hapur deri në sekondën e fundit të lojës, por futbollistët e Olympiacosit, edhe pse rrezikuan në disa raste, nuk mundën ta gjenin golin që do ta çonte sfidën në shtesë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency