Serie A

Bashkëpunimi me Nike vazhdon, Interi dyfishon fitimet nga kontrata e re

Interi është shumë afër rinovimit të kontratës me Nike. Zikaltrit sponsorizohen nga kompania sportive amerikane prej vitit 1998.

Kontrata aktuale përfundon në vitin 2024, por palët janë drejt arritjes së akordit për zgjatjen e bashkëpunimit, për rreth 5-8 vite të tjera.

Nga kontrata e re me Nike, nënkampionët e Italisë do të arkëtojnë minimalisht 25 milionë euro në sezon sipas raportimeve të GDS.

Kjo shumë është dyfishi i asaj që ka përfituar klubi në vitet e fundit. Bisedimet vijojnë prej muajsh dhe marrëveshja finale është shumë afër.

Kontrata e re do te vendose Interin në një pozicion të ngjashëm me atë të kushërinjve të Milanit, që do sigurojë 30 milionë euro në sezon nga Puma.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency