Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm napolitan, tifoze e Juves
Të jesh bashkëshortja e këngëtarit të famshëm napolitan, Gigi D’Alessio, dhe një tifozë e zjarrtë e Juventusit janë dy gjëra disi në kontradiktë me njëra-tjetrën. Gjithsesi, Anna Tatangelo, edhe ajo këngëtare, ka ditur të ruajë ekuilibrat brenda familjes.
32-vjeçarja nuk e ka fshehur pasionin e saj për ngjyrat bardhezi, edhe pse në Napoli janë më të të urryerat.
Ajo ka më shumë se 1.4 milionë ndjekës në Instagram e sigurisht shumë prej tyre janë fansa të Juventusit.





