Bashkëshortja i vjen në ndihmë mbrojtësit të Chelsea: Respektojeni sepse nuk është një makineri!
Chelsea pësoi një humbje të turpshme në shtëpi me rezultatin 1-4 ndaj Brentford, teksa lojtarët e Bluve të Londrës përfunduan nën akuzë për shkak të përformancës së dobët, ku sigurisht disa fjalë më tepër ishin rezervuar për repartin e prapavijës.
Mes tyre është edhe Thiago Silva, i cili pavarësisht eksperiencës së tij nuk ia doli të tregonte nivelin e zakonshëm ndërsa mori kritika edhe nga një prej komentatorëve të sfidës. Mirëpo, në mbrojtje të futbollistit doli bashkëshortja e tij, Belle Silva e cila kërkoi më shumë respekt për 37-vjeçarin.
“Dëgjova komentatorin i cili theksoi se Thiago silva nuk bën mjaftueshëm as në fazën sulmuese, por duhet ta respektoni Thiago Silvën sepse sapo u kthye nga Brazili ku luajti për kombëtaren dhe është shumë i lodhur. Por, edhe pse është 37-vjeç, ai sërish luan si një 20-vjeçar. Prandaj respektojeni sepse nuk është një makineri dhe si të gjithë ka nevojë për pushim”, u shpreh Belle Silva.



