Basketboll, Shqipëria e femrave turpërohet nga Rusia
Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit të Femrave regjistron një humbje në kufijtë e rekordeve negative, pasi u mposht 122-37 nga Rusia në takimin eliminator të “Euro 2019”. Takimi i parë i grupit i luajtur në pallatin e sportit “Feti Borova” nuk pati histori, pasi skuadra ruse tregoi diferenca të mëdha në parket, duke marrë menjëherë avantazhin në periodën e parë me rezultatin 44-4, ndërsa në të dytën diferencat u ngushtuan dhe vajzat kuqezi e mbyllën me disavantazhin e 4 pikëve. Shumë e thellë ishte diferenca edhe në periodën e tretë, ku skuadra ruse shënoi 32 pikë përballë vetëm 6 të skuadrës shqiptare, ndërsa e fundit u mbyll 25-10. Një humbje që refleton nivelin e ulët të basketbollit shqitar, që gjatë dekadave të fundit ka hasur në vështirësi të mëdha. Ndeshja e dytë kulifikuese do të luhet të mërkurën në Hungari.



