Gossip

Basketbollistja italiane “thumbon” Salvinin: Rregullo format!

Valentina Vignali është një nga bukuroshet me ndikim më të madh në rrjetet sociale, e cila është dhe basketbolliste profesioniste. Në një intervistë për mediet italiane ajo ka “thumbuar” kryeministrin e Italisë. Matteo Salvini, duke i dhë një këshillë:

“Salvini është i famshëm në rrjetet sociale në mënyrën e tij. Shoh që ka aftësi për të përdorur rrjetet sociale, sidomos në Facebook. Të dish të menaxhosh një profil të ndjekur nuk është e lehtë, sepse duhet të reagosh dhe komunikosh me shumë njerëz.

A mund t’i jap një këshillë? Po, sigurisht. Ndoshta duhet të ketë shumë kujdes që të rregullojë format për të shtuar ndjekësit e tij.”

Vignali bën humor teksa thekson se ka më shumë fansa se Salvini.

“Nëse do t’i hyja politikës, do të më votonin 2 milionë persona.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency