Batuta e radhës, Muller: Asiste për Haaland? Më mirë ushqej kuajt dhe lepujt!
Thomas Muller njihet për batutat e tij. Një nga lojtarët më efikas të Bayern Munchen, njëkohësisht ai që mban lart moralin e shokëve të skuadrës në dhomat e zhveshjes, ka reaguar në lidhje me mundësinë e largimit të Robert Lewandowskit.
Me bomberin polak, luan, dëfrehet dhe fiton prej vitit 2014, dhe largimin e kolegut të repartit ofensiv Muller as që e merr në konsideratë. “Do të befasohesha shumë nëse ai do të largohej nga Bayerni në merkaton e verës, duke marrë parasysh sesa i rëndësishëm është për ne.
Gjithsesi, unë e di që në futboll mund të ndodh gjithçka”, deklaroi njeriu asist i ekipit bavarez. Largimi i polakut mund të sjellë Erling Haaland te kampionët e Gjermanisë, opsion të cilin Muller e komenton me batutë dhe ironi.
“Asistet e mia për Haaland? Do preferoja më mirë të ushqeja kuajt dhe lepujt e mi”, deklaroi duke buzëqeshur sulmuesi i skuadrës së Julian Nagelsmann.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



