Bayern dhe M.City e mbyllin të parat, Juve bie në Zvicër!
Barazim spektakolar 3-3 mes Ajaxit dhe Bayernit në Holandë me bavarezët që gjithsesi ja dolën ta mbyllnin grupin E në vendin e parë me 2 pikë më shumë se harkëtarët. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Benfica mposhti 1-0 Aekun e Athinës me një gol në minutat e fundit. Në grupin F, Manchester City ruajti kreun e grupit falë fitores 2-1 ndaj Hoffenheim që u eliminua, ndërkohë që Lyon ruajti vendin e dytë me barazimin 1-1 në Ukrainë ndaj Shakthar Donetsk që do të vazhdojë aventurën europiane në Europa League. Humbje që nuk ndryshuan asgjë në renditjen e grupit H. Surprizën e bëri Juventusi që u thye në Zvicër nga Young Boys me rezultatin 2-1. Me të njëjtat shifra Valencia mposhti Manchester United dhe në shortin e 1/16 të Europa League do të jetë në vazon e parë, atë të favoriteve.



