Bundesliga

Bayern ende “i dehur” nga festa e titullit, Dortmundi bie në shtëpi

Bayern e ka ulur ritmin pasi siguroi titullin e 10-të radhazi në Bundesliga, teksa u mund në transfertën e javës së 32-të nga Mainz. Burkardt në të 18-ën dhe Niakhate 9 minuta më vonë ndëshkuan dy herë bavarezët, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë Lewandowski arriti që të ngushtonte diferencën.

Goli i 34-të në kampionat për polakun, i cili ndodhet në vendin e parë të listës së golashënuesve. Në pjesën e dytë Barreiro shënoi dhe golin e tretë dhe të sigurisë për Mainz, që u kthye tek fitorja pas 5 ndeshjes, ndërsa Bayern mundet pas 9 ndeshjesh radhazi në kampionat, ndërsa vinin pas pesë fitoresh radhazi.

Dortmund po ashtu është mundur në shtëpi nga Bochum, në një ndeshje ku verdhezinjtë i gëzohen vetëm tre golave të shënuar nga Erling Haaland. Norvegjezi ka mbetur shumë pas Lewandowskit në listën e shënuesve.

Bochum arriti që të festonte katër herë me Polter, Holtman, Locadia dhe Pantovic duke marrë një fitore që i largon çdo hije nga fundi i tabelës, pasi tani ndodhet në kuotën e 39 pikëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency