Bundesliga

Bayern ngec ndaj Union Berlin dhe humbet kreun e Bundesliga

Bayern Munich po vuan mungesën e fitoreve, ndërsa për të dytën javë radhazi nuk ka shkuar më shumë se barazimi. Kampionët në fuqi të Gjermanisë u ndalën nga Union Berlin në sfidën e raundit të pestë, që u mbyll me barazimin 1-1.

Ndeshja u dominua e gjitha nga skuadra e Nagelsmann, megjithatë fati në “Stadion An der Alten Forsterei” ishte në anën e ekipit të Fischer.

Ishin  vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuan në minutën e 12’ me Becker dhe duke zhbllokuar sfidën. Megjithatë gëzimi i Union Berlin zgjati vetëm për tre minuta, kjo pasi Kimmich barazoi në minutën e 15’.

Fraksioni i dytë po ashtu solli shumë raste për bavarezët, që nuk ia dolën të shfrytëzonin mundësitë.

Pas këtij javës së pestë të Bundesliga Union Berlin renditet në vend të katërt me 11 pikë, ndërsa Bayern mban vendin e tretë po me 11 pikë, 1 më pak se Freiburg dhe Dortmund të vendit të parë dhe të dytë.

Ndërkohë Bayer Leverkusen-Freiburg mbaroi me rezultatin 2-3, me golat që për vendasit i realizuan Demirbay në minutën e 16’ dhe Schick në minutën e 65, ndërsa për miqtë shënuan Ginter në minutën e 48’, Gregoritsch në minutën e 51’ dhe Doan në minutën e 72.

Bochum-Werder Bremen u mbyll me rezultatin 0-2, me golat që u shënuan nga Fullkrug të dy në minutën e 86’ dhe të 90+2’.

Stuttgart-Schalke 04 u ndanë me barazimin 1-1, me golin që për vendasit e shënoi Fuhrich, ndërsa për miqtë realizoi Terodde.

Wolfsburg-Koln përfundoi me rezultatin 2-4, ku për vendasit shënoi Nmecha në minutën e 2’ dhe në minutën e 79’, teksa për miqtë realizuan Ljubicic në minutën e 22’, autogoli i Paulo Otavio në minutën e 32’, shënoi Kainz në minutën e 45+2’ dhe Adamyan në minutën e 81’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency