Bayern thellon diferencën me ndjekësit, Schalke rikthehet në vendin e dytë
Bayerni i Mynihut vijon të fitojë dhe të thellojë distancën me ndjekësit, në garën për titullin kampion në Bundesligë. Në javën e 16 të kampionatit gjerman, bavarezët triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kolnit, teksa vendimtar ishte goli I sulmuesit kryesor Lewandowski.
Edhe Schalke 04 u rikthye te fitorja pas 3 barazimeve radhazi dhe u ngjit sërish në vendin e dytë, duke përfituar edhe nga ndalesa e Leipzigut dje. Në ‘Gelserkirshen’, vendasit mposhtën Augsburgun me rezultatin 3-2, në një nga takimet më të bukura të javës së 16.
Në takimet e tjera, Hertha e Berlinit mposhti Hanoverin me rezultatin 3-1, Leverkuseni fitoi 1-0 ndaj Werder Bremenit dhe Hoffenhaimi triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Stuttgartit.
Pas 16 javësh, Bundesliga kryesohet nga Bayerni i Mynihut me 38 pikë, i ndjekur nga Schalke 04 me 29 dhe Leipzig me 28.



