Bayerni 9 pikë larg titullit, Stuttgart fiton me Koln
Me 3 fitore në 9 javët e mbetura, Bayern Munchen do të shpallet edhe një herë kampion i Gjermanisë. Suksesi 4-0 në fushën e Freiburg i afroi bavarezët me titullin.
Gjithçka e lehtë për skuadrën e Heynckes, me ndeshjen që u zhbllokua nga autogoli i Schwolow në të 25-ën. Bayerni nuk tregoi mëshirë dhe realizoi me Tolisso, Wagner dhe Muller. Me fitoren e regjistruar, distanca nga Schalke e vendit të dytë rritet në 20 pikë dhe festa e titullit duket vetëm çështje kohe.
Në sfidën tjetër të së dielës, Stuttgarti fitoi 3-2 në fushën e Kolnit të vendit të fundit. Avantazhi i shpejt me Claudio Pizzaron nuk i mjaftoi vendasve, sepse Mario Gomez ishte vendimtar duke përmbysur rezultatin prej pjesës së parë me dy gola.
Për Stuttgartin realizoi edhe mbrojtësi Andreas Beck, ndërsa rrjeta e Jojic në minutat e fundit erdhi shumë vonë për të ndihmuar Kolnin të evitonte humbjen.



