Merkato

Bayerni arrin marrëveshjen rekord për Leroy Sane

Leroy Sané sipas të gjitha gjasave do të luajë në radhët e Bayernit sezonin e ardhshëm. Përpjekjet e kampionëve të Gjermanisë për të bërë të mundur shkëputjen e sulmuesit nga Manchester City po mbyllen me sukses.

Sipas informacioneve të fundit, Leroy Sané së shpejti vihet nën urdhrat e Niko Kovacit.

Klubi bavarez do të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, shifër që e përfitojnë Citizens. Kontrata e Sane me kampionët në fuqi të Bundesligës do të jetë 4 ose 5-vjeçare.

Për Bayernin ky do të ishte një rekord i ri sa u përket transferimeve, duke thyet atë të shënuar me blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico e Madridit për 80 milionë euro.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency