Leva tregon muskujt, Bayerni fiton edhe Kupën, Ribery dhe Robben e mbyllin me trofe!
Pas Bundesligës Bayern Munich fiton edhe Kupën e Gjermanisë. Bavarezët dominuan Leipzig në finalen e zhvilluar Olympiastadion të Berlinit duke triumfuar me shifrat 3-0. Niko Kovac bën double me Bayernin në këtë sezon, por bën double edhe në Kupën e Gjermanisë pasi e fitoi edhe vitin e kaluar me Frankfurtin. Bayerni e fitoi për herë të 19-të këtë trofe dhe mbanin rekordin e skuadrës që e ka fituar më shumë herë. Golat për bavarezët u realizuan nga Robert Lewandowski që shënoi dy herë dhe Kingsely Coman. Kovac i dha mundësinë për të luajtur për herë të fundit me fanellën e Bayernit edhe dyshes, Robben-Ribery të cilët u aktivizuan për pak minuta duke dhënë përfundimisht lamtumirën klubit bavarez me një tjetër trofe.



