Merkato

Bayerni e gjen në Bundesligë dhe me kosto zero zëvendësuesin e Sules

Bayerni i Mynihut po përgatit një goditje të madhe pa shpenzime sapo të përfundojë sezoni. Sipas “Bild”, shanset që Matthias Ginter të jetë një lojtar i kampionëve në fuqi të Bundesligës “janë rritur ndjeshëm”. Tabloidi i famshëm gjerman thekson se qendërmbrojtësi i Borussias së Moenchengladbachut, kontrata e të cilit përfundon në qershor, ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë kontratën.

“Bild” sqaron se Ginter “nuk ishte kandidati kryesor i drejtuesve bavarezë për të zëvendësuar Sülen, por gjithçka ka ndryshuar ditët e fundit. Ginter e njeh mirë Bundesligën dhe disa lojtarë nga kombëtarja gjermane që janë pjesë e Bayernit, kështu që nuk do t’i duhet shumë kohë për t’u përshtatur në Bavari.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency