Bundesliga

Bayerni e nis mbarë 2019-ën, rrit presionin ndaj Dortmundit!

2019-ta nisi në mënyrën më të mirë për Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë triumfuan me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë ndaj Hoffenheim duke e ngushtuar përkohësisht në -3 diferencën nga Dortmundi kryesues. Në stadiumin Wirsol Rhein-Neckar Arena vendosi gjithçka me dy golat e tij në fundin e pjesës së parë Leon Goretzka, me mesfushorin që i dha avantazhin e dyfishtë Bayernit. Hoffenheim u përpoq të rikthehej në ndeshje me golin e Nico Schulz në minutën e 59-të, por pavarsisht përpjekjeve të vendasve për të barazuar, Bayerni mbylli llogaritë me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 87-të me Lewandowskin që shfrytëzoi asistin e Muller për ta ngjitur skuadrën e Niko Kovac në kuotën e 39 pikëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency