Bundesliga

Bayerni i përgjigjet Dortmundit, fiton me poker golash në kryeqytet!

Bayern Munich i kundërpërgjigjet Borussias së Dortmundit rivales së saj kryesore në garën për titull, me një fitore me goleadë në transfertën kryeqytetase ndaj Hertha Berlin. Një sukses i thellë me shifrat 1-4 për skuadrën e Julian Nagelsmann që e sheh veten sërish +6 pikë ndaj verdhezinjëve të vendit të dytë.

Bayerni e zhbllokoi shifrën që në sekondat e para por goli i Tolisso u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe mesfushori francez e gjeti sërish rrugën e rrjetës teksa në minutën e 25-të i asistuar nga Coman kaloi në epërsi bavarezët.

Bayerni dyfishoi shifrat që në pjesën e parë, por në sekondat e fundit të këtij fraksioni shënoi edhe Thomas Muller. Në pjesën e dytë në harkun e 4 minutave nga e 75-ta në të 79-ën realizoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Leroy Sane dhe më pas me Serge Gnabry që e çoi rezultatin në 0-4.

Me Lewandowskin që mbeti thatë në këtë sfidë, Hertha Berlin arriti të gjente golin e nderit me Ekkelenkamp në minutën e 81-të. Falë këtij suksesi Bayerni u ngjit në kuotën e 49 pikëve ndërsa skuadra berlineze mbeti në kuotën e 22 pikëve, në vendin e 13-të vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency