Merkato

Bayerni i vendos çmim Lewandowskit, pa këtë shumë qëndron te kampionët e Bundesligës

Bayerni i Mynihut i ka vendosur çmim Robert Lewandowskit, pasi sulmuesi polak dhe klubi bavarez janë larg në qëndrime sa i përket rinovimit të kontratës. Duke qenë se pas pak më shumë se një viti 33-vjeçari do të jetë i lirë për të zgjedhur klubin ku dëshiron të luajë, kampionët e Bundesligës nuk duan ta humbin me parametër zero.

Sipas “Sport”, polaku do të largohej nga skuadra gjermane këtë verë për 40 milionë euro. Në Mynih mendojnë se është ende e mundur që sulmuesi të zgjatë bashkëpunimin, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se Lewa mund të largohet në çdo kohë ndaj i kanë vënë çmim kartonit të tij.

Barcelona, nëse dëshiron ta marrë Lewandowskin këtë verë, mjafton të paguajë 40 milionë euro. Bayerni nuk pranon përfshirjen e lojtarëve të tjerë në bisedime, por vetëm para “cash”. Në të kundërt, do ta mbajë edhe një vit, deri në përfundim të kontratës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency