Merkato

Bayerni insiston për talentin holandez, Ajax nuk heq dorë nga pretendimet

Ryan Gravenberch është një nga talentet e shumtë të Ajaxit. 19-vjeçari me origjinë nga Surinami, luan si qendër mesfushor dhe mesfushor shkatërrues.

10 ndeshje dhe 1 gol janë statistikat e Gravenberch me kombëtaren holandeze, teksa Bayern Munchen është një nga klubet që po punon për ta afruar në skuadër.

Presidenti i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn ka biseduar me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit të talentuar, gjatë një takimi që kanë pasur në Montekarlo.

Gravenberch intrigohet nga ideja për të vijuara karrierën te Bayerni, por problemi i vetëm lidhet me çmimin e kartonit. Ajax kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, shumë që bavarezët nuk kanë ndërmend ta paguajnë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency