Merkato

Bayerni kërkon të mbyllë sa më parë kontratën me objektivin e Barçës

Bayerni i Mynihut është shumë pranë nënshkrimit me futbollistin maroken, Nussair Mazraoui, që ishte gjithashtu objektiv i Barcelonës. Siç ka publikuar Fabrizio Romano, skuadra bavareze po punon për ta mbyllur sa më shpejt kontratën e lojtarit të Ajaxit për të shmangur ofertat e mundshme nga klubet e tjera.

Gazetari italian thekson se marrëveshja verbale është arritur javë më parë. Transferimi pritet të mbyllet së shpejti. Futbollisti do t’i bashkohet Bayernit si lojtar i lirë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency