Bayerni kualifikohet në Kupë, nën shenjën e Choupo-Moting!
Edhe pse pa shumë titullarë për shkak të impenjimit të tyre me kombëtaret, Bayern Munich arriti të kualifikohej në raundin e 1/16-ave të Kupës së Gjermanisë pasi mposhti në raundin e parë me rezultatin 3-0 modestët e Duren. Serinë e golave e hapi afrimi i kësaj merkatoje sulmuesi kamerunas Choupo-Moting në minutën e 24-t. Në të 36-ën Choupo-Moting fitoi një 11-metërsh penallti të cilën e kthehu në gol kapiteni Thomas Muller. Ndërkohë fitoren e Bayernit e vulosi sërish ai sulmuesi Choupo-Moting në minutën e 75-të, me Bayernin që avancoi në fazën tjetër.



