Bundesliga

“Bayerni mund të bëjë këtë veprim”, presidenti i nderit tremb Lewandowskin

Bayern Munchen dhe Robert Lewandowski vazhdojnë të mos tërhiqen nga qëndrimet e tyre. Sulmuesi kërkon që klubi ta shesë te Barcelona, ndërsa kampionat e Gjermanisë janë kundër dhe duan të respektohet kontrata.

33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me bavarezët, por ka vendosur të mos qëndrojë më në Bundesliga. Gjithsesi, klubi është më i madh se çdo lojtar dhe te Bayerni nuk e kanë problem ta mbajnë edhe një sezon goleadorin në ekip për ta humbur me parametra zero verën e ardhshme.

I intervistuar nga G14 Plus, presidenti i nderit i Bayern Munchen, Uli Hoeness: “Bayerni mund të ushtrojë të drejtën e tij për të përmbushur kontratën nëse nuk gjendet alternativë tjetër. Dhe supozoj se në fund Robert do ta pranojë”.

Barcelona ka përgatitur një tjetër ofertë për Bayernin në lidhje me Robert Lewandowskin. Klubi katalanas ka siguruar një marrëveshje me bomberin polak, të cilin e pret një kontratë 2+1 me 16 milionë euro neto në sezon.

Bild shkruan se klubi katalanas do t’i ofrojë kampionëve të Gjermanisë do t’u ofrohen rreth 50 milionë euro për të siguruar kartonin e 33-vjeçarit.

Shpresoj që një ditë tifozët e Bayernit të më kuptojnë. Kam edhe një vit kontratë, ky është shkaku pse i kërkova klubit të më shesin. Në situatën aktuale mendoj se është zgjidhja më e mirë për t’u siguruar që ata mund të marrin kompensim për transferimin tim.

Nuk dua të detyroj asnjë, nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë, thjesht dua të gjendet zgjidhja më e mirë. Më duhet t’i ftoh emocionet, dua të flas me qetësi dhe jo përmes medieve”, deklaroi dy ditë më parë Lewandowski.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency