Bayerni projekton të ardhmen, në shënjestër Griezmann dhe Dybala
Bayerni i Mynihut po projekton merkaton e vitit të ardhshëm për t’u bërë ballë ndryshimeve të mëdha, sidomos pas lamtumirave të pritshme të Franck Ribery dhe Arjen Roben.
Identikiti perfekt për gjigantët e futbollit gjerman mbetet Antoine Griezmann, por klauzola e largimit që kap shifrën 200 milionë euro, mund t’i sprapsë bavarezët. Për këtë arsye, objektivi më i arritshëm konsiderohet Paulo Dybala i Juventusit.
Kampionët e Gjermanisë ëndërrojnë goditjen e madhe, ndaj së shpejti pritet të nisin kontaktet me drejtuesit bardhezi. Juventusi, që ka shpenzuar 40 milionë euro në vitin 2015 për ta marrë argjentinasin nga Palermo nuk do të kënaqej me një ofertë poshtë 100 milionë euro.



