Bundesliga

Bayerni refuzon ofertën e tretë për Lewandowskin, Hoeness: Nuk do largohet

Bayern Munchen ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak e ka ndarë mendjen të vijojë karrierën në “Camp Nou”, por ai ka edhe një vit kontratë dhe kampionët e Gjermanisë nuk tërhiqen.

Bild raporton se klubi katalanas ka ofruar 40 milionë euro + 5 të tjera në formë bonusesh për kartonin e goleadorit më të mirë të historisë së Bundesligës.

Ky propozim nuk lëkund aspak gjermanët, të cilët kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin e njohur. “Siç qëndrojnë gjërat në Mynih dhe nga ajo që kam dëgjuar në disa biseda, Barcelona do të përfitojë kohë në lidhje me ofertat e tjera.

Mendoj se deklaratat e Oliver Kahn, Herbert Hainer dhe Hasan Salihamidzic, në të cilat thonë se Lewandowski do të përmbushë kontratën e tij, ishin të qarta”, deklaroi Uli Hoeness.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency