Champions League

Bayerni shfryn ndaj Victoria Plzen, e mbyll ndeshjen për 20 minuta

Bayerni i Mynihut e pati si shëtitje ndeshjen me Victoria Plzen në “Allianz Stadium” në raundin e tretë të sfidave në grupet e Championsit. Kampionët e Gjemanisë, në fakt, i mbyllën llogaritë me këtë kundërshtar modest brenda 20 minutave të parë, duke shënuar tri herë me autorë Sane, Gnabri dhe Mane.

Gjatë fraksionit të dytë, Bayerni e thelloi epërsinë falë finalizime të Sane (realizoi dygolësh) dhe Choupo-Moting. Tri fitore në tri sfidat e para për kampionët e Bundesligës që e kryesojnë grupin me 9 pikë të plota me golaverazh 9/0.

Ndeshja pa shumë histori ajo mes Marsejës dhe Sportingut të Lisbonës, e zhvilluar në Velodrome, por e nisur me vonesë për shkak të mbërritjes jo në kohën e duhur në stadium të ekipit portugez si pasojë e trafikut të rënduar.

Edhe pse Sportingu shënoi i pari me Trincaon, që në minutën e parë, doli i mundur, madje me rezultat të thellë 4-1 nga kjo sfidë. Vendësit u kundërpërgjigjën me Alexis Sanchez dhe Harit në minutat 13’ dhe 16’, ndërsa në të 28-tën shënoi Balerdi. Nga minuta 23-të, Benfica luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Adan me karton të kuq. Në pjesën e dytë vendësit shënuan edhe golin e katërt me Mbemba.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency