Bayerni s’njeh bolf, fiton në Dusseldorf dhe i merr kreun Dortmundit
Bayerni i Mynihut i rimerr vendin e parë Borussias së Dortmundit, pasi mori pikët e plotë në transfertë me Fortuna Dusseldorfin, duke fituar thellë 1-4. Bavarezët, praktikisht e vunë në kasafortë suksesin që në pjesën e parë, pasi Kinglsey Coman realizoi dy herë në minutat 15’ dhe 41’.
Rezultati shkoi madje 0-3 në të 55-ën me gol të Gnabrit, por vendasit shkurtuan diferencën në 1-3 me Lukebakion me penallti 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt. Në kohën shtesë kampionët e Gjermanisë nuk qëndruan pas në mbrojtje të rezultatit, madhe shënuan edhe golin e katërt me Goretzkan.
Në takimin tjetër Hoffenheimi fitoi 2-0 ndaj Herthes së Berlinit me gola të Amirit dhe Nelsonit. Pas javës së 29-të Bayerni mbetet në krye të klasifikimit me 67 pikë, 1 më shumë se Dortmundi.



