Bundesliga

Bayerni “uragan”, i merr kryesimin Dortmundit falë golaverazhit

Rokadë në krye të klasifikimit në Bundesligë. Bayerni i Mynihut i merr vendin e parë Borussias së Dotmundit, edhe pse të dyja skuadrat më në formë në elitën e futbollit gjerman arritën fitore në ndeshjet respektive në kuadër të javës së 25-të.

Bavarezët shkatërruan 6-0 Wolfsburgun, ndërsa verdhezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Stuttgartit, por fitorja e thellë me 6 gola diferencë e ngjit skuadrën e Niko Kovac në krye me 57 pikë, aq sa dhe Dortmundi, por me golaverazh 62/27 kundrejt 61/28.

Kampionët në fuqi të Bundesligës u shfaqën si “uragan” ndaj “Ujqërve”, duke e gjetur 6 herë rrjetën me autorë Gnabryn, Lewandowskin (2 herë), Jamesin, Mullerin dhe Kimmich.

Në sfidën e “Signal Iduna Park” të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Reus kaloi ne epërsi verdhezinjtë, por barazoi përkohësisht Kempf, para se Alcaser dhe Pulisic të mbyllnin llogaritë me Stuttgartin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency