Bundesliga

Bayerni “uragan”, shkatërron 1-5 Gladbach dhe barazon me pikë Dortmundin

Bayerni i Mynihut nuk e la t’i shpëtonte rasti për të barazuar me pikë në krye të renditjes së Bundesligës Borussian e Dortmundit. Ekipi bavarez shkatërroi me prepotencë 1-5 Borussian e Moenchengladbachut, duke marrë avantazhin psikologjik ndaj verdhezinjve në garën për titullin kampion.

Në “Borussia-Park” vendasit nuk rezistuan as dy minuta lojë, me Javi Martinez që i hapi udhë suksesit të thellë të skuadrës së Kovac. Muller në të 11-ën i çoi shifrat në 0-2, ndërsa Stindl shkurtoi përkohësisht diferencën në 1-2 paka para fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë bavarezët u shfaqën thjesht të papërmbajtshëm, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, dy prej të cilëve i realizoi Lewandowski dhe një tjetër Gnabry.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Bayer Leverkusen-Freiburg 2-0

Eintracht Frankfurt-Hoffenheim 3-2

Hertha Berlin – Mainz 2-1

Nurnberg – RB Leipzig 0-1

Schalke – Dusseldorf 0-4

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency