Beatrice Baroni ngushëllon Luiz Felipen
Javë për tu harruar për Luiz Felipen, mbrojtësin brazilian të Lazios. 20-vjeçari u bë protagonist negative për bardhekaltrit pasi fillimisht humbi penalltinë deçizive në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit që i kushtoi finalen Lazios ndërsa më pas humbi duelin me Dybalan që realizoi golin e fitores në sfidën e kampionatit në sekondat të sfidës së Olimpicos duke i dhënë 3 pikët Juves. Megjithatë qëndërmbrojtësi brazilian mund të ngushëllohet në krahët e të dashurës dhe njëkohësisht të fejuarës së tij, bukuroshes super seksi Beatrice Baroni.














